Si i përdorim informacionet tuaja?
Ne i përdorim informacionet që mbledhim për t’ju ofruar një eksperiencë të personalizuar, duke përfshirë reklamat, së bashku me qëllimet e tjera, të cilat i shpjegojmë me detaje më poshtë. Për disa nga këto qëllime, ne i përdorim informacionet nëpër Produktet tona dhe nëpër pajisjet tuaja. Informacionet që përdorim për këto qëllime përpunohen automatikisht nga sistemet tona. Por në disa raste, ne përdorim po ashtu rishikimin manual për të pasur akses dhe për të rishikuar informacionet tuaja. Për të përdorur më pak informacione që lidhen me përdorues të veçantë, në disa raste, ne i çidentifikojmë ose i bashkojmë informacionet, ose i anonimizojmë ato, në mënyrë që mos t’ju identifikojnë më. Në i përdorim këto informacione ashtu siç përdorim informacionet tuaja sipas përshkrimit në këtë seksion.
Ja mënyrat se si i përdorim informacionet tuaja:
Për të ofruar, personalizuar dhe përmirësuar Produktet tona
Ne i përdorim informacionet që kemi për të ofruar dhe përmirësuar Produktet tona. Këtu përfshihen: Lexoni më shumë se si i përdorim informacionet për të ofruar, personalizuar dhe përmirësuar Produktet tona:
Për të promovuar sigurinë, mbrojtjen dhe integritetin
Ne i përdorim informacionet që mbledhim për të ndihmuar në mbrojtjen e njerëzve nga lëndimi dhe për të ofruar Produkte të mbrojtura dhe të sigurta.
Për të ofruar matjen, analitikën dhe shërbimet e biznesit
Shumë njerëz mbështeten në Produktet tona për të drejtuar ose promovuar bizneset e tyre ose për të ndarë përmbajtjen. Ne i ndihmojmë ata të masin se sa mirë po funksionojnë reklamat dhe përmbajtjet, produktet dhe shërbimet e tjera të tyre.
Ne komunikojmë me ju duke përdorur informacionet që na keni dhënë, si p.sh. informacionet e kontaktit që keni futur në profilin tuaj.
Për të studiuar dhe për të sjellë risi për të mirën sociale
Ne i përdorim informacionet që kemi, informacionet nga studiuesit dhe grupet e të dhënave nga burimet e disponueshme publikisht, grupet profesionale dhe grupet jofitimprurëse për të kryer dhe mbështetur studimet.
Më shumë në Politikën e privatësisë